Ministrja e Financave jep me shifra skemën për pensionet dhe pagat, 713 mln për pagat e administratës…

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka sqaruar skemën për pensionet dhe pagat duke folur me shifra se sa do të jetë kostoja për paketën anti-krizë të qeverisë.

Gjatë fjalës së saj, ajo sqaroi se do indeksohen me 6% pensionet, kostoja 2 mld lekë, dhe përfitojnë 674 mijë përfitues. Rriten me 7% pagat e administratës me kosto 713 mln lekë dhe përfitojnë 41 mijë punonjës

Gjithashtu dhe pagat e policisë së shtetit rriten me 5560 lekë në muaj për 10800 punonjës, ndërsa pagat e policisë së burgjeve rriten me 10548 lekë në muaj për 3600 punonjës. Pagat e administratës rriten me 5000 lekë në muaj për 20 mijë punonjës si dhe paga minimale rritet me 7%, shkon në 34 mijë lekë në muaj dhe përfitojnë 200 mijë punonjës.

Shqetësimi kryesor që ka pasur qeveria ka qenë përballimi i krizës dhe problematikat. Që prej marsit morëm një paketë masash të rëndësishme. Dua t’ju tregoj se rreth 5.6% e buxhetit të familjeve shqiptare përbëhet nga pagesa e energjisë elektrike. Nëse do të reflektonim çmimet reale të energjisë, kjo do të shkonte në 50% të buxhetit të familjeve shqiptare. Këtë e ndaluam duke ndikuar në fuqinë e tyre blerëse. Gjithashtu vendosëm që do të subvencionomi të gjithë ata individë që nuk përballonim rritjen e çmimeve të ushqimeve. Më shumë se 500 mijë individë u ndihmuan herën e parë. Tashmë e gjejmë veten në një situatë ndryshe nga ajo që parashikonim në mars. Të gjithë parashkonin që në gjysmën e dytë të vitit, inflacioni të ngadalësohej. Por lufta nuk mbaroi dhe efektet e saj në çmimet e konsumit dhe karburanteve nuk mbaruan. Kjo është arsyeja pse na duhej të merrnim një vendim për mbështetje afatmesme për një krizë e cila ka vendosur të qëndrojë.

Ibrahimaj bëri të ditur më tej se është vendosur të mbajë subvencionimin e energjisë elektrike, si dhe sqaroi se nga pensioni i muajit shtator që do fillojë të paguhet në tetor, do të indeksohen 6% të gjitha kategoritë.

Pagat në sektorin publik rriten me 7% aq sa parashikohet inflacioni. Janë 41 mijë punonjës të administratës publike që do të mbështeten me masën, 10.800 policë, më shumë se 20 mijë punonjës mbështetës që përfitojnë nga rritja e pagës. Do rrisim me 10% masën e përfitimit për mfamiljet me ndihmë ekonomike, për gratë me 2 fëmijë, do dyfishojmë masën e ndihmës ekonomike për personat mbi 65 vjec. Kjo paketë ka adresuar dhe nevojat e personat me aftësi të kufizuar dhe kemi vendosur të rrisim dhe mbështetjen për energjinë elektrike që marrin. Do të vijojmë të targetojmë ata sektorë të biznesit që jnaë më të prekur nga kriza. Do të vijojmë të japim naftë pa taksa për fermerët, kemi vendosur subvencion shtesë për mbjelljen  grurit në vlerën 500 milionë lekë. Kemi mbështetur sektorin e peshkimit me koston shtesë për karburante. Do vijojmë të mbështesim qytetarët dhe bizneset e vogla për energjinë elektrike.