Mirel Josa thumbon Vulajn dhe kërkon pikët përpara lojës së bukur…

Trajneri Mirel Josa analizon momentin e Vllaznisë në një moment shumë delikat për kuqeblutë që këtë të premte sfidojnë Partizanin në kryeqytet. Shkodranët vijnë në këtë përballje nga fitorja e thellë me Teutën por Josa kërkon të ulë euforinë, ndërsa ndalet te shumë tema, duke nisur që nga ndeshja e ditës së nesërme por edhe te çështja “Vulaj” dhe merkatoja e dimrit.

“Jemi në pozita të njëjta me vitin e kaluar. Luajmë me një rival që ka treguar rritje në pjesën e fundit të kampionatit, pot nuk dua të merrem shumë me kundërshtarin sepse më intereson vetëm skuadra ime. Në këto momente na interesojnë shumë pikët.

Nuk do të thotë asgjë që do të luajmë në një fushë me bar sintetik. Në ndeshjen kundër Teutës me intereson të shikoj mënyra se si luajtëm dhe si u impenjuan lojtarët në fushën e lojës dhe nuk më intereson aspak se kush ka shënuar”.