Mjeku nxjerr statistikat: Kush ishte kulmi i pandemisë në Shqipëri, vendimet e duhura dhe të gabuara

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar të dhëna interesate në lidhje me shfaqjen, zhvillimin dhe përfundimin e pandemisë së koronavirusi në vend.

Përmes statistikave ai shprehet se kulmi spitalor i pandemisë ka qenë në 25 mars me shtrimin e 58 për qind të të prekurve, ku 3.2 për qind e tyre ishin të shtruar në shërbimin intensiv.

Në lidhje me masat fillestare duke iu referuar të dhënave statistikore mjeku vlerëson nëse masat e marra ishin të duhurat apo të gabuara. Kështu, sipas tij mbyllja e shkollave më datë 9 mars dhe shpallja e Fatkeqësisë Natyrore më datë 24 mars ishin vendimet e duhura, ndërsa zgjatja e saj deri në 23 qershor ishtë një masë e pabazuar në të dhëna statistikore.