Mos e shisni votën! Mos iu dorëzoni kriminelëve! Yuri Kim, thirrje të fortë ndaj shqiptarëve…

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka lëshuar një mesazh të fortë ndaj votuesve për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në Twitter ajo apelon që të mos shitet vota dhe që shqiptarët të mos ua dorëzojnë fuqinë e tyre kriminelëve që duan të futen në Kuvend.