Murana: Pyetja që duhet t’i bëjë çdo shqiptar vetes sot, eshtë: A eshte mbyllur kapitulli i 2 prillit?!

DEKLARATE PER SHTYP

Shoqata Politike Antikomuniste Atdhetare “2 Prill 1991” cmon dhe vlereson pa fund deshiren dhe gadishmerine e te gjithe qytetareve te Shkodres por edhe me gjere per te qene se bashku ne kete dite, per te kujtuar dhe lartesuar heronjte e heshtur te 2 Prill 1991, qe 29 vite me pare i dhane ze dhe krahe enderrave te ndaluara te shqiptareve. Nderimi dhe mirenjohja ndaj tyre dhe cdo qytetari qe ka marre pjese ne demostraten qe de facto rrezoi komunizmin dhe blatoi me gjak demokracine nuk do te rreshte cdo dite te jetes sone.

Te dashur miq, pandemia e shkaktuar nga COVID-19, na ka vendosur te gjitheve si dikur para nje armiku qe po na rrezikon fuqishem jeten. Jeta eshte gjeja me e rendesishme per te gjithe dhe pa jete nuk ka lufte, pa jete nuk ka drejtesi, pa jete nuk ka liri. Sot kjo liri eshte me e rendesishme se gjithcka tjeter.

Ne 2 Prill 2020 ne do te jemi tek Memoriali per te vendosur kurora dhe per te nderuar gjakun e derdhur dhe sakrificen e qytetit.

Mirekuptojme dhe vleresojme cdo shqiptar qe do te jete aty me shpirt dhe me zemer, por jo fizikisht. Me ndihmen e Zotit dhe me besimin e plote ne shpirtin e Shkodres, kemi bindjen se do te kemi plot dite per te nderuar gjakun e martireve, shpirtin e paepur shkodran dhe sakrificat e ketij qyteti.

Ju falenderojme perzemersisht te gjitheve!

Urojme shendet dhe jete plot!

Ne emer te familjeve tw martirwve, te plagosurve dhe pjesemarresve te asaj dite

Kryetari

Harris Murana

P.S. Bashkangjitur fjalimi qe do te mbahet neser ne ora 11.00, tek Memoriali kushtuar 2 Prill.

Te nderuar miq,

2 prilli shënon për gjithë Shqipërinë, por vecanërisht,per qytetin e Shkodrës, një datë me pergjegjësi për cdo shqiptar. Ka dy lloj datash historia- Data që shenojnë nje kapitull të mbyllur të historisë dhe data që shenojnë një kapitull ende të hapur të saj.

Pyetja që duhet t’i bëjë çdo shqiptar vetes sot, eshtë: A eshte mbyllur kapitulli i 2 prillit?!

Po ta keqyrim ndershmerisht veten dhe te tashmen politike ne vend, pergjigjja eshte JO.

Martirët e fjalës u vranë per fjalen e lire, por drejtesia nuk u vu ne vend.

A kemi ne te tane, pergjegjesi per kete?!

Une them se po. Kjo kohe izolimi duhet te sherbeje si kohe reflektimi. Ku gabuam?! Kush gaboi?!

Pse bilanci i 30 viteve na gjen ende ne udhekryq?!

Pse ende mbas 30 vitesh censurohet akoma fjala?! Pse ende mas 30 vitesh gjendemi ne shesh kunder neo-diktatorit?!

A duhet te veprojme ne si shoqeri?!

A duhet te ulemi qe te gjithe te shqyrtojme marredheniet me te shkuaren qe te mos perseritet me?

Te fjetunit e tokes, 4 martiret nuk duan qe ne te fleme bashke me ta. Ata duan qe ne t’i mbajme gjalle ne te shenjten fjale e mbi te gjitha ne lirine e saj.

Kur te flisni lirisht cka mendoni, kujtohuni per 2 prillin. Mbani mend se 4 djem te mbare ne Shkoder u vrane per ate fjale te lire qe do me dal prej shpirtit.

E sic ata u sollen ndershmerisht para 30 vitesh na takon edhe ne me u perball ndershmerisht pas 30 vitesh dhe me pa thelle brenda vetit e me u kujtu se ky vend duhet me u ba. Me u ba sic duhet dhe jo sic na leverdis.

Me ec perpara me koken lart e me thane- Une jam shqiptar I lire

Harris Murana