Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Ramazan Rragami, “Mjeshtër i madh”…

Diten e sotme futbolli shkodran dhe ai shqiptar kane marre nje lajm te trishtueshem. “Mjeshtri i madh” Ramazan Rragami eshte ndare nga jeta. Ai ishte ne SHBA ku prej disa javesh ishte i semire por shpresohej te fitonte “ndeshjen e jetes”.

Ramazan Rragami ishte nje nga emrat me te medhenj absolutisht i futbollit shkodran e shqiptare. Ai ka spikatur jo vetem ne fushen e blerte por edhe si trajner. Do te mbahet mend gjate jo vetem per talentin dhe aftesite e tij por edhe si futbollisti qe detyroi FIFA- n te ndryshoje rregulloren per goditjen e penalltive.