Nderhyrja e nderlikuar në spitalin e Shkodres, flet Dr. Gezim Galiqi…(Video)

Teksa vemendja eshte perqendruar e gjitha tek covid 19, bluzat e bardha vijojne te jene ne krye te detyres edhe ne reparte te tjera.

Nderhyrjet e planifikuara jane anuluar! Por sherbimi u ofrohet cdo pacienti duke kryer operacionet urgjente. Gjate kesaj periidhe te pandemise, kirurget e spitalit rajonal Shkoder kane kryer rreth 100 nderhyrje te tilla.

Nderhyrja e nje dite me pare ishte e vecante per kohen qe po kalojne, si dhe te semurin i cili ishte me dialize, duke e shtuar shkallen e veshtiresise.

Dr. Gëzim Galiqi, Oltion Alibali, Bashkim Kraja, infermiere Bisere Tuzi i shtuan listes se nderhyrjeve me sukses edhe ate te nje 62 vjecari nga lezha!

Deri ne perfundim te pandemise, ne Shkoder ashtu sikurse ne te gjithe vendin me vendim te ministrise per arsye sigurie jane anulluar te gjitha operacionet e planifikuara, ndersa vijon puna vetem per rastet e urgjences./RealitetiPost/