Në ditën e ditëlindjes, aktori shqiptar Florind Belliu i jep fund jetës, bashkë me gruan e tij hidhet nga kati i gjashtë i banesës në New York, lanë pas dy fëmijë….

Në ditën e tij të ditëlindjes, aktori shqiptar Florind Belliu, siç raportohet në media, ka gjetur vdekjen në

Në ditën e tij të ditëlindjes, aktori shqiptar Florind Belliu, siç raportohet në media, ka gjetur vdekjen në New York. Media amerikane New York Post bën me dije se 35-vjeçari është hedhur nga ballkoni i katit të gjatë në pallatin ku jetonte, sëbashku me bashkëshorten e tij. Ngjarja ka nodhur një ditë më parë, rreth orës 09:15, ku trupat e dy të rinjve u gjetën të vdekur nga polica vendase.

Aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e Ornela Belliu prej disa vitesh jetonin në shtetet e bashkuara të Amerikës. Në Shqipëri, Belliu ka qenë aktor, ndërsa përmes kërkimeve në internet rezulton se në New York ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se për cilat ishin arsyet që e shtynë çiftin të ndërmarrin një akt të tillë.

Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.

“Dëgjova disa zhurma, pastaj pashë jashtë dhe vura re dy trupa,” tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij. “Mund të thuash se kanë vdekur. Unë u trondita. Kishte shumë gjak.”

Një prej fqinjëve shprehet se çiftin e ka parë gjithmonë bashkë dhe nuk kishte vënë asnjëherë re diçka që nuk shkonte. Por, shprehet se shpesh aktorin e shihte të zemëruar, ndërsa bashkëshortja e tij ishte e qetë.

“Mendova se mbase po ziheshin lart dhe ndoshta djali që po pastronte plehrat thirri policinë, pas pesë minutash erdhi policia”, tha Perkaj, duke shtuar se çifti ishte “shqiptar si ne. I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë së bashku, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte.”

“Sot kishte ditëlindjen, më tha nëna e tij. Ai sapo foli me mamanë e tij në mëngjes”, tha Perkaj, duke shtuar se ishte ankuar se nuk mund të hapte dritaret e banesës së tij.

Një punonjës ndërtimi, Harold Johnson tha se është takuar me çiftin rreth orës 22:30 të së premtes dhe e pyeti nëse gjithçka ishte në rregull. Johnson tregon se përpara se çifti të transferohej në pallat, aktori kishte kërkuar që të hiqte kangjellat e dritareve, por Johnson i kishte thënë se nuk mund ta bënte pasi kishte fëmijë të vegjël.

“Unë pashë që sytë e tij ishin vërtet të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe nuk më është përgjigjur, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi. Dhe kjo ishte ajo, “tha Johnson.

Florind Belliu, ka qenë aktor në vendin tonë, ku ka luajtur në disa role në teatër.