Në Shkodër nuk vlen vetëm futbolli, të huajt e VLLAZNISË bëjnë gjestin e mrekullueshëm

Shqipëria vijon të jetë e izoluar nga pandemia që ka ndryshuar rrjedhën normale të aktiviteteve të përditëshme. Disa nga futbollistët e huaj të Vllaznisë kanë treguar se ndodhen në Shkodër përtej sportit, duke iu ardhur në ndihmë personave në nevojë.

Në një postim në rrjetet sociale, braziliani Hygor Guimaraes ka treguar se janë bërë bashkë me qytetarët shkodranë për t’i ardhur në ndihmë personave në nevojë.

Sëbashku me Silvio Junior dhe moldavin Sidorenco, treshja ka blerë ushqime dhe i ka shpërndarë te personat e pamundur, duke u bashkuar kështu në një gjest të madh humanitar.

Këto ditë të vështira kanë treguar se lojtarët e huaj të Vllaznisë janë lidhur edhe me qytetin e tifozët, duke treguar zemrën e tyre bujare.