Në spitalin e Shkodrës për herë të parë, ka nisur t’i jepet zgjidhje edhe infarkteve akute të miokardit!…

Share your love

Zgjerimi i stafit me mjekë të rinj dhe investimet në aparatura bashkëkohore në Kabinetin e Hemodinamikës në Spitalin Rajonal #Shkodër, kanë mundësuar jo vetëm procedurat e planifikuara të koronarografisë, por për herë të parë, ka nisur t’i jepet zgjidhje edhe infarkteve akute të miokardit, ku deri tani janë kryer plotësisht me sukses 21 rastet e para, të cilat më parë dërgoheshin në Tiranë.

Dr. Gledis Zaimi është mjeku i ri kardiolog që i është bashkuar Njësisë së Hemodinamikës në Spitalin e Shkodrës, ku i gjithë stafi ka mundësuar jo vetëm rritje të numrit të procedurave, por edhe zgjerim të gamës së interventeve kardiake me metoda të avancuara.

Urime mjekëve kardiologë Dr.Enkelejd Lohja, Dr. Edi Smajlaj, Dr. Gledis Zaimi dhe infermierëve Ermal Dibra, Afrim Bashi.

Share your love