Nga sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si ta merrni vesh që jeni përzgjedhur

Ditën e sotme nga ora 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur.

Për ata që kanë aplikuar dhe janë të interesuar të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur mjafton që të klikojnë në faqen e internetit të https://dvprogram.state.gov/.

Qytetarët duke klikuar mbi butonin check status dhe duke vendosur kodin e tyre unik që është marrë gjatë aplikimit.