NJE DHENDER SERB KUNDRA MALESORIT TE VET…

Zef Pergega, gazetar, publicist:

E cuditshme! Kam shkruar edhe më parë rreth kesaj teme paradoksale qe ndodh mes shqiptareve. Kur tjetri hyp ne kale te shales me patericat e te huajve, pikesepari u kthehet njerezve te vet, atyre qe edhe e ndihmuan te kalaronte ne idete e veta te marra. Kujtoj ketu nje gazetar te vjeter italian, kur na tha ne nje konference ne Rome me 1994, se sa here zogjte e kurvave me shkrime i kam vene ne kale te shales per ti nderuar, te nesermen i kane tehequr fort frenat e kalit, qe kafsha te ngrinte kembet e para dhe me patkonj te me godiste. Ndoshta kjo paralele me mendesi envero-titiste mund te hiqet me qendrimin e krytarit te komunes se Tuzit, nje dhender serb, ne lidhje me qendrimin ndaj nje magjistri te shkencave politike, nje publicist dhe analist qe cdo komb do ta kishte per zemer. Ka nje mendesi shqiptare shume negative qe te drejte ka ai qe ka karrike dhe jo ai qe ka mend dhe kulture dhe del kryetari duke fol me ze te larte neper kafet e Tuzit sikur te ishte Krajl Nikolla me gjithe avargarden e tij politike dhe nepotiste…me trishtoj lajmi neper gazetat malazese se ky kryetar per krye kryetarit akuzoka me injorancen e vet nje te ri. Ky kryetar qe i fryen gjoksit me kerrmen e unit, paska si te vetmen intiligjence pushtetore te ushtroje bullizem ndaj nje te riu, qe ne fakt ky kryetar duhej ti fshinte kepucet cdo mengjes Kristjan Dukes. Nuk ma ha mendja per sa i njoh malesoret qe qendrimi negativ i kryetarit, do ta kthejne ne vote per te se nuk ka kryetar te perjetshem dhe as karrike te perjetshme.

Turp te keshe me gjithe spijunat ne administraten e Tuzit…na korite fytyren dhe gjithe kontributin e malesoreve ne Detroit dhe New-York, qe te kane dhene per te hypur ne karrike dhe jo ne kale per te shtypur e bullizuar njerezit e sidomos te rinjte. Ndoshta keta zgjohen dhe kerkojne heqjen tende. Ne fakt i ke nervozuar deri ne ate pike qe duhet ta bejne kete veprim per te mire te prosperitetit te komunes.

Zef Pergega, është  anëtar i  rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare-Amerikane në Nju Jork,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.