‘Një Zë i heshtur shprese’, dokumentari i gazetarit Ergys Kavaja fiton çmim në Prishtinë…

“Një Zë i heshtur shprese”, dokumentari kushtuar personave të Projektit Shpresa në Shkodër, realizuar nga gazetari Ergys Kavaja, është fituesi i çmimit të parë të festivalit ndërkombëtar të filmit “Art Without Limit” që zhvilloi edicionin e tij të dytë në Prishtinë.

“Art Without Limit” është festival unik e gjithëpërfshirës dhe u kushtohet personave me aftësi të kufizuara, duke sjellë ngjarje dhe histori inspiruese.

Në dy ditët e festivalit janë shfaqur në 50 filma nga vende të ndryshme të botës, që kanë konkuruar në kategori të veçanta si fiction, dokumentarë e animacion. 

Këto realizime kanë si synim ngritjen e vetëdijes shoqërore për sfidat të cilat i përjetojnë në përditshmëri personat me aftësi të kufizuara, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë shpirtëror, dhe përcjellin apelin për gjithpërfshirjen e tyre ne shoqëri.