Paganizmi dhe urrejtja selektive fetare nen petkun e “origjines tonë”…

Nga Florian Haçkaj

Me ka trishtuar keto dite, urrejtja me te cilen jane shprehur shume miq e te njohur ketu ne FB, rreth temes se moslejimit te shamise ne shkolle ne Kosove, gje te cilen mundohen ta fshehin pas lirise se femijes per te vendosur, por ne 2-3 rrjeshta me tej ose ne nje “thellim” te debatit, nxjerrin qartesisht qe urrejtjen e kane me fene islame, me arsyetimin se:

1) kjo nuk na qenkerka fe europiane dhe
2) nuk ka lidhje me origjinen e identitetin tone iliro-pellazg.

1) A me thoni pak cila nga fete monoteiste eshte europiane? Te treja fete e medha monoteiste, Kristianizmi, Judaizmi dhe Islami rrjedhin nga Lindja e Mesme neperjmet profetit (Ibrahim/Abraham).

2) Iliret si dhe popujt qe jetonin ne ate kohe, dihet qe kane qene PAGANE dhe besonin e adhuronin shume zota. Perse pra ju kur shkoni pas ne kohe, zgjidhni te ndaloni tek kristianizmi dhe ortodoksia? A nuk jane edhe keto te importuara nga Iliret? Behuni patriote te vertete e kthehuni ne pagane, ne origjinen tuaj.

Trishtim i madh te shohesh kete debat te pavlere e plot urrejtje a thua se Feja, te cilen zgjedhim te perqafojme, do te na beje ose jo europiane, nderkohe qe kemi kaq shume nevoje te jemi njerez ne rradhe te pare e te bashkuar fort ndaj keqqeverisjes, keqmenaxhimit te taksave tona, shendetesise, shkollimit etj qe po detyron Shqiptaret te ndertojne jeten ne cdo cep te botes, vetem te jete larg Shqiperise.

E lexuat qe edhe dhenia e nenshtetesise Shqiptare iu kalua privatit me PPP? Ketu pra silleni atdhedashurine dhe perkatesine europiane, duke reaguar si te tille, duke kerkuar te drejten tuaj te organizuar, duke protestuar ndaj padrejtesive. Mjerim te harxhoni ato pak energji, ne FB me tema pa vlere.

Me shume fokus tek gjerat qe na bashkojne o njerez ! Me shume dashni e me pak urrejtje !

PS: Foto per te ilustruar piken 2 me lart, e cila eshte e shkrepur nga nje fotograf italian ne kohen e pushtimit te tyre, tregon xhamine e Vlores ne rindertim dhe per shkak se nje lejlek kishte ndertuar folene ne vendin ku do vihej maja e minares, punetoret kishin lene punen per te mos perzene “zogun e shejnte Shqiptar” 🙂