Paralajmërimi nga Shkodra, Arben Lushaj: PD-ja e vërtetë ishte në “Air Albania”, Basha ka një celulë të ngjashme me atë të diktatorit Hoxha

Anëtari i kryesisë së PD Shkodër, Arben Lushaj i ka dërguar disa mesazhe nga Shkodra kryedemokratit Lulzim Basha.

Lushaj tha se PD-ja e vërtetë ishte në “Air Albania” me 11 dhjetor, ku ishin të pranishëm rreth 20 mijë persona. Sipas tij, PD që dha Basha është vetëm një celulë e ngjashme me atë të diktatorit Hoxha.

“Në emrin e demokratëve të vërtetë dhe qëndrestarëve, të atyre që bënë protestë dhe sakrifikuan aq shumë, të atyre që besojnë tek lideri historik Sali Berisha, të demokratëve të vërtetë, të palëkundur do të thoja dy fjalë. PD-ja e vërtetë ishte në “Air Albania” me 11 dhjetor, ku ishin rreth 20 mijë persona. Ndërsa PD që dha deputeti dhe kryetari në detyrë Basha është vetëm një celulë e ngjashme me atë të diktatorit Hoxha. Sfidat tona janë me qeverinë e korruptuar, kryeministrin e kalbur dhe deputetin Basha që po e mbështet”, tha Arben Lushaj, anëtar i kryesisë së PD Shkodër.

Deklaratat erdhën gjatë përkujtimit të 13 dhjetorit 1990 në bustin para Bashkisë Shkodër, që shënon 31-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.