Pedagogët peticion Kryeministrit Rama për rritje të pagave…

“Sindikata e punonjësve të të universiteteve nëpërmjet një peticioni të datës 30 gusht, i kanë kërkuar kryeminsitrit Rama dhe ministres së Arismit Evi Kushi rritje të pagës. Sipas tyre ashtu si çdo familje shqiptare dhe akademikët janë në vështirësi për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit. Ndërkohë që thonë se kanë pagat më të ulëta në rajon”.

Në peticionin e tyre me 9 kërkesa, pedagogët propozojnë që të arrihet niveli i pagës së universiteteve publike të Kosovës brenda dy viteve, duke bërë një rritje page 30% në tetor 2022, dhe 20 % në tetor 2023.

Paga mujore e një lektori në universitetet publike të vendi është 73 mijë lekë deri në 90 mijë lekë. Nëse ka një titull ‘Doktor’ deri ‘Profesor’, varion nga 95-121 mijë lekë, ndërkohë që paga më e lartë është e titullarit të institucionit, rektorit, 138 mijë lekë në muaj.

Ndërsa në Kosovë, paga mesatare e një pedagogu është 1500 euro/muaj.  Më të larta pagat janë dhe në Mal të Zi, të cilat ndahen në bazë të vjetërsisë në punë, një pedagog që në nisje të punë se ka pagën 1200 euro, ndërsa ata me përvojë mbi 5 deri në10 vite e kanë 2500 euro.

Po ashtu ata kërkojnë të rritet financimi i kërkimit shkencor,  dhe të paktën të jetë 0.3% e GDP në vitin 2023. Aktualisht është mbi 10 herë më I ulët se disa vendet të rajonit.

Mes pikave të tjera ata kërkojnë rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, si dhe rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare. duke qenë se kjo pagesë jepet e gjitha në fund të vitit dhe i bashkëngjitet pagesës mujore, kap vlerën  e tatimit 23%, por  sipas tyre është e gabuar sepse ajo është pagesë që duhet të shpërndahet gjatë gjitha vitit akademik. 

Si dhe kërkojnë transparencë për buxhetin dhe të ardhurat e univiersiteteve. Sindikata e punonjësve të universiteteve paralajmërojnë ndërprerje të përshkallëzuar të mësimit në rast se nuk ka reagim nga autoritetet.

Pagat e pedagogve në rajon

Shqipëri  

Lektor 73-93 mije lekë/muaj

Kosovë  1536 euro/muaj

Mal i Zi , paga e pedagogeve

0-2 vite punë         1,280 euro

2-5 vite punë         1,710 euro

5-10 vite punë       2,530 euro

10-15 vite punë     3,080 euro

Kërkesat e Stindikatës së Punonjësve të Universiteteve

Rritja e pagave për pedagogët  dhe stafin ndihmës-akademik e administrativ. 

Rritjen e financimit  për kërkimin shkencor,  0.3% e GDP në vitin 2023.

Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.

Rritja e pagës së orëve të ngarkesës suplementare.

Rivlerësimi i orëve mësimore.

Rishikimi i tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.

Transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve.

Klan News