Përfundon misioni i 60 infermierëve shqiptarë në Itali, Manastirliu: Me sukses, janë kthyer shëndoshë e mirë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se ka përfunduar edhe misioni i dytë i infermierëve shqiptarë në itali për të ndihmuar vendin fqinj në luftën ndaj COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu shkruan  se infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali.

STATUSI NGA MANASTIRLIU

Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian 🇦🇱🇮🇹 🤝
Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali.
#KrenarePërInfermierët
#BASHKË