Postribë/ Përkujtohet Rrethimi i shkodrës..

Shoqata kulturore atdhetare Postrriba organizoi eventin perkujtues ne nderim te rrethimit te shkodres. Historiani Agim Thorja tha se ne mes te qindra luftetareve qe mbrojten shkodren, mbi 70 prej tyre ishin nga zona e postrribes, nen komandimine  Adem Haxhise.

Postriba në vitin 1912-1913 u detyrua të lëshojë shtëpi e pasuri dhe të strehohet në qytetin e Shkodrës, në mbrojtje të vendit nga pushtuesit serbo-malazezë, nën drejtimin e komandantit popullor Adem Haxhija dhe të parisë së vendit. Forcat pushtuese kishin ardhur nga Mali i Zi e Serbia për të pushtuar Shkodrën. Postriba ishte e vendosur në frontin e Fushave të Myselimit dhe në Bardhanjor.

Rrethimi i Shkodrës zgjati rreth shtatë muaj. Gjate aktivitetit perkujtues pervec dhjetera burrave te postrribes ishte e pranishme edhe nderi i kombit Margarita Xhepa, si dhe femije te zones te cilet e pasuruan aktivitetin me kenge dhe valle.