Presidenti i ri/ Nis mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste…

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar mbi emrin e Presidentit të ri të Republikës.

Në mbledhjen e sotme të selisë rozë pritet të dilet me një emër që do t’i propozohet Parlamentit në seancën e jashtëzakonshme, që mbahet nesër në 18:00.

Deri më tani PS-ja ka qenë hermetike, duke mos zbuluar asnjë prej emrave të listës së propozuar nga deputetët. Kujtojmë që në raundin e 4 mazhoranca mund ta zgjedhë kreun e ri të shtetit edhe me shumicë të thjeshtë, pra 71 vota.

Në tri raundet e para PD-ja e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj nuk propozoi asnjë emër për President. Alibeaj ka bërë me dije se nuk do të jetë në seancën e radhës ku do të votohet për kryetarin e shtetit.