PSG-Vllaznia, nuk mungoi as suporti i ambasadorit shqiptar në Francë, Dritan Tola…

Vllaznia në futboll për femra luajti ndeshjen e tretë në Champions League, ku u mposht nga PSG.

Një ndeshje që tregoi qartë diferencat mes dy ekipeve. Por, as në këtë ndeshje nuk mungoi mbështetja ndaj skuadres shkodrane.

Presidenti i ekipit të meshkujve të Vllaznisë, Alban Xhaferi, ishte edhe në këtë ndeshje në mbështetje të vajzave të Vllaznisë.

Por, në këtë sfidë nuk mungoi as suporti i ambasadorit shqiptar në Francë, Dritan Tola. Ai shprehu gjithë mbështetjen e tij për ekipin shkodran dhe në fillim të ndeshjes nuk mungoi edhe një foto me stafin dhe lojtaret e Vllaznisë. /RealitetiPost