Rama i jep Ditmir Bushatit detyrën e re në PS, çfarë do të bëjnë Blendi Klosi, Etilda Gjonaj dhe Anila Denaj

Kryeministri Rama i ka dhënë një detyrë të re Ditmir Bushatit në PS. Rama tha se do të bëhet një riorganizim i plotë i Sekretariatit të Partisë si edhe Akademisë së Partisë Socialiste. Në lidhje me këtë të fundit do të ketë një detyrë edhe për Ditmir Bushatin, i cili do të jetë pjesë e akademisë.

Krahas tij, në Akademinë e PS-së do të jenë Servet Pëllumbi, Et’hem Ruka, Lindita Nikolla, Arbër Mazniku dhe disa ekspertë të huaj.

Rama tha se sekretari i organizativ i PS do të jetë Blendi Klosi, ndërsa postin e sekretarit digjital do ta mbajë Etjen Xhafaj.

Anila Denaj do të jetë përgjegjëse për Burimet Njerëzore në PS, kurse Etilda Gjonaj do të jetë Sekretarja për Çështjet e Gruas.

Vijon..