Rama prezanton drejtuesit e rinj politikë në qarqe…

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar  drejtuesit e rinj politikë të qarqeve në Asamblenë e Partisë Socialiste. Taulant Balla largohet nga qarku i Elbasanit, të cilin e ka drejtuar prej vitesh dhe emërohet në Fier. Vendin e tij në Elbasan, Rama ia ka besuar Damian Gjiknurit, kurse në Vlorë shkon Arben Ahmetaj.

Tiranën, kryesocialisti ia ka besuar sërish kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa Elisa Spiropali shkon në Kukës. Ndërkohë, në Shkodër është emëruar Edona Bilali, duke zëvendësuar ish-ministrin Ilir Beqaj.

Mirela Kumbaro e cila u caktua ministre e Mjedisit do të ketë Gjirokastrën ndërsa ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të ketë Dibrën.