Raste të pakta dhe rrjeta të paprekura, Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët në Rrogozhinë

Egnatia dhe Vllaznia u ndalën në një barazim pa gola në Rrogozhinë, sfidë e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.

ë dyja skuadrat e nisën lojën me një ritëm të ulët, duke mos prodhuar shumë raste në pjesën e parë. Në të dytën ndryshoi diçka në lojën e ekipeve, por sërish pa gjetur golin.

Gjithashtu pati dhe disa momente proteste nga ana e shkodranët, të cilët kërkonin një karton të kuq për Duamenën, me këtë të fundit që shkaktoi një ndërhyrje të gabuar në minutën e 64’.

Kështu Egnatia ngjitet në vendin e katërt me 31 pikë, po aq sa dhe Erzeni, ndërsa Vllaznia shkon 35 pikë duke qëndruar në vendin e tretë.