Rasti i Edion Bajraktarit, nis sensibilizimi! Shkodranët solidarizohen me rastin e 14 vjeçarit

Rasti i 14 vjeçarit Edion Bajraktari i publikuar një ditë më parë, nuk ka vonuar të marrë vemendjen e shoqatave dhe qytetarëve shkodranë.

Të parët që trokitën në derën e familjes Bajraktari ishin psikologia Antonjeta Pero, anëtaria e këshillit bashkiak Shkodër  Jona Leqejza dhe drejtuesi i shoqatës “Shpresë për botën” Alfred Zefi. Pasi u njohën me nevojat që ka familja dhe vetë 14 vjeçari ata premtuan mbështetje.

Apeli i nënës së Edionit është për cdokend që mundet të kontribojë në mënyrë që Edionit t’i lehtësohen dhimbjet.

Edion Bajraktari është vetëm 14 vjeç dhe vuan nga hidrocefalos, epilepsia dhe autizmi! Rasti është i komplikuar, dhe ka nevoja emergjente, çdokush që deshiron ti gjendet pranë familjes mund të kontribojë në mënyra të ndryshme.