Rikthehen rastet pozitive në Shkodër, shtohet edhe numri i testeve për persona të dyshuar si të infektuar nga virusi

Në Shkodër rikthehen rastet pozitive të të prekurve nga Covid-19, ndërkohë që sot specialistët e DSHP-së kanë zbritur në terren duke marrëplot 26 tampone për persona të dyshuar të cilët mund të jenë të infektuar nga Covid- 19.

Burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije se e moshuara e cila rezultoi pozitve në Shkodër, është një vatër e re e infeksionit dhe për këtë arsye gjatë ditës së sotme ka patur një numër të lartë të testimeve në mënyrë që kjo vatër te izolohet sa më shpejt dhe të mos ketë përhapje të Covid-19 në të tjerë persona.