Rikthehet vettingu në Policin e Shtetit, 36 drejtorë në sitën e Ardi Veliut…

Në puntatën e 14 emisioni i transmetuar më 1 Prill 2023, FactCheck solli në vëmendje se si procesi i vettingut në policinë e shtetit u zhduk, u harrua dhe askush s’fliste më për këtë proces.

Ndryshimet ligjore në fakt këtë proces pasi në filtër të kalonin afro 300 gradat e para ja kanë besuar agjencisë së mbikëqyrjes policore drejtuar sot nga ish kryepolici z. Ardi Veliu.

Vendimi i fundit dhënë nga komisioni i jashtëm i vlerësimit në policinë e shtetit daton më 17 Mars 2022, 13 muaj më parë.

Ai është vendimi ndaj efektivit Enton Radovani i konfirmuar në detyrë dhe është efektiv nga radhët e shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesave asokohe, sot Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Pa kaluar dy javë nga ky transmetim, duke i besuar Goglave dhe një liste të Drejtuesve të Lartë në Policinë e Shtetit në sallën e ministrisë së brendshme, vetting u rikthye!

Në listën me 36 gradat e përzgjedhura nga shorti me gogla dhe vazo qelqi rezulton se ka emra drejtues të cilët kanë poste të larta dhe s’kishin kaluar më herët në këtë filtër për pasurinë, integritetin dhe kontaktet me botën e krimit.

Lista kryesohet nga numri dy i policisë së shtetit zv.Drejtori z.Neritan Nallbati, ndjekur më pas nga ish drejtori i Tiranës Rebani Jaupaj, Kreu i Policisë Rrugore Altin Qato, Kreu i Policisë Kufitare Saimir Boshnjaku, Kreu i Krimit Ekonomik Gentian Ndoi dhe 11 drejtues në policitë e qarqeve.

Emrat bashkë me funksionin që ushtrojnë

1. Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale pranë DPPSH

2. Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, në DPPSH

3. Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit, në Drejtorinë e Përgjithshme

4. Drejtues i Lartë Zenel Hyka, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë DPPSH

5. Drejtues i Parë Altin Qato, Drejtor, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Departamentin e Sigurisë Publike, pranë DPPSH

6. Drejtues i Parë Arjan Muça, Drejtor i Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë DPPSH

7. Drejtues i Parë Edmond Rizaj, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë DPPSH

8. Drejtues i Parë Edmond Sulaj, Drejtor në Drejtorisë kundër Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë DPPSH

9. Drejtues i Parë Fatmir Lleshaj, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë DPPSH

10. Drejtues i Parë Genc Merepeza, Drejtor Kabineti, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shteti

11. Drejtues i Parë Hamdi Fjora, Drejtor i Drejtorisë së Forcave lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë DPPSH

12. Drejtues i Parë Nevila Xoxa (Resulaj), Drejtor në Drejtorinë e Tekonoligjisë së informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë DPPSH

13. Drejtues i Parë Theodhori Gravani, Drejtor në Drejtorinë e Protokollit në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë DPPSH

14. Drejtues Shpresa Latifi, Drejtor i Drejtorisë së Financës në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë DPPSH

15. Drejtues Gentian Ndoi, Drejtor i Drejtorisë për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pranë DPPSH

16. Drejtues Vilma Ibrahimi, Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe informacionit Kriminal, pranë DPPSH

17. Drejtues i Parë Ervin Hodaj, DDV të Policisë Shkodër

18. Kryekomisar Ilir Proda, DDV të Policisë Elbasan

19. Drejtues i Parë Kastriot Skënderi, DDV të Policisë Berat

20. Drejtues i Parë Lorenc Panganika, DDV të Policisë Fier

21. Drejtues Dhimitraq Ziu, DDV të Policisë Dibër

22. Drejtues Ermal Muçaj, DDV të Policisë Vlorë

23. Drejtues i Parë Vehbi Bushati, DDV të Policisë Lezhë

24. Drejtues Altin Merizaj, DDV për Kufirin e Migracionin Shkodër

25. Drejtues Arben Joco, DDV për Kufirin e Migracionin Tiranë

26. Drejtues Fatmir Hoxha, DDV për Kufirin e Migracionin Korç

27. Drejtues Luan Arifaj, DDV për Kufirin e Migracionin Durrës

28. Drejtues Ndue Doçi, DDV për Kufirin e Migracionin Gjirokastër

29. Kryekomisar Eduard Sulejmani, DDV për Kufirin e Migracionin Vlorë

30. Kryekomisar Alban Dautaj, Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit pranë DPPSH

31. Altin Curri, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit pranë AMP

32. Elidon Çela, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Tiranë pranë AMP

33. Eljona Preçi, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave pranë AMP

34. Shkëlqim Zuriqi, Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Sigurisë së Personelit pranë AMP

35. Drejtues i Parë Vasil Dode, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit pranë Gardës së Republikës

36. Drejtues Liman Hoxha, Drejtor i Drejtorisë për Sigurinë e PLSH pranë Gardës së Republikës