Rilindja ka persekutuar Shkodrën” Bushati me banorët në Perash: 25 prilli është moment qe t’i jep fund shkatërrimit të vendit…

Ne ditën e parë të hapjes zyrtare të fushatës, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, zhvilloi një takim me banorë në lagjen Perash, ku ai lindi dhe u rrit. Sot ai kthehet me një sfidë të madhe, duke kërkuar mbeshtetje për partinë demokratike, e cila sipas tij do t’i jap zgjidhje problemeve të mëdha në këtë zonë.

Bushati shpalosi programin e partisë demokratike dhe theksoi faktin se qyteti i Shkodrës është qyteti më i presekutuar në Shqipëri sa i takon investimeve nga qeveria.

Në 8 vite tha ai kryeqendra e veriut është larg vëmendjes së qeverisë dhe ndaj vuan shpopullimin e varfërimin e banorëve të saj.
Ai ipremtoj banorëve se Partia Demokratike, angazhohet që në qendër të vëmendjes të ketë familjen shqipatre, mbeshtetjen ndaj e biznesit, mbeshtetje ndaj te rinjeve si dhe donte luftoje krimin dhe korrupsionin.