Rritet taksa e ndriçimit rrugor në Bashkinë Shkodër, qytetarët ankohen…

Në kohën kur pandemia ka goditur rëndë bizneset dhe familjarët, Bashkia Shkodër, ndër më të varfërat në vend po rrit taksat.

Në projekt-buxhetin për vitin 2022 që u miratua në Këshillin Bashkiak në fillim të muajit Janar u bë e ditur se do të ketë një rritje të taksës për ndriçimin rrugor.

Për qytetarët dhe biznesin rritja e kësaj takse ka hyrë menjëherë në fuqi .

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka bërë të ditur se rritja e kësaj tarife po bëhet për shkak të mirëmbatjes së rrjetit të ndriçimit dhe të ndriçuesve të rinj që do vendosen në Shkodër.

Mësohet se rritja e taksës së ndriçimit rrugor për familjarët është 30 lekë në muaj, 360 lekë në vit dhe për biznesin e vogël do të jetë 600 lekë në vit.