Shiroka me projektin “Qilimi Shqiptar” fiton çmimin e parë në Loop Design Awards për vitin 2021

Shiroka me projektin “Qilimi Shqiptar” e fitoi çmimin e parë te Loop Design Awards për vitin 2021 ne kategorinë pejsazh/hapësira publike. Këtë vit konkuruan për çmime 650 projekte nga 50 vende të botës. Urime arkitektëve për idenë e veçantë dhe këmbënguljen për cilësinë e projektit, inxhinierëve e ndërtuesve të veprës dhe kolegëve të Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund për përfundimin e suksesshëm të një tjetër projekti të rëndësishëm për vendin. Një lajm shumë i mirë që e vendos Shkodrën në qendër të vëmendjes, një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit dhe një nxitje e përgjegjësi për të gjithë që të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim punën për transformimin e qytetit“, shkruan në Facebook deputeti Benet Beci.