Shkoder, 9 raste të reja me koronavirus…

Qyteti I Shkodrës vazhdon të mbetet një nga vatrat më të nxehta të COVID-19. Këtë të shtunë, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe nëntë raste të reja të infektruara me Koronavirus duke e çuar numrin e të infektuarve aktivë në 164 persona.

Një nga rastet I përket një prej vatrave më të nxehta, Spitalit Rajonal të Shkodrës ku një mjeke ka rezultuar bartëse e virusit.

Në këtë institucion, që prej fillimit të përhapjes së pandemisë janë infektuar një numër I madh mjekësh, infermierësh dhe pacientësh të cilët janë drejtuar për të marrë shërbim shëndetësor apo për të bërë tamponin.

Ndërkohë, rastet e tjera janë shpërthime komunitare, pra kontakte të personave të infektuar më herët apo të afërm të tyre.

Si shkak I përhapjes masive të virusit tek qytetarë të shumtë, epidemiologët nuk mund të flasin për vatra të virusit dhe nuk mund t’I izolojnë ato njëlloj si në fillim të përhapjes së këtij virusi në muajin mars.

Numri I të infektuarve aktivë është I lartë. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se nga 164 raste aktive, 154 prej tyre janë qytetarë të izoluar në shtëpi dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ndërsa, pacientë të shtruar në spitalin infektiv në tiranë janë 10, ku vetëm njëri është në terapi intensive. Në 24 orët e fundit, fatmirësisht ka tre persona nga qarku Shkodër janë shëruar nga COVID-19.