Shkodër aktivitet sensibilizues në “Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave”…

Organizata “Gruaja te Gruaja” zhvilloi diten e sotme aktivitet sensibilizues ne kuadër të 25 Nëntorit si “Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave”.

Çdo vit fushata bën thirrje për veprime globale që rrisin ndërgjegjësimin për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Për shumë kohë, mosndëshkimi, heshtja dhe stigma kanë lejuar dhunën kundër grave të përshkallëzohet në përmasa të mëdha, ku një në tri gra në mbarë botën përjetojnë dhunë gjatë jetës.

Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave dhe vajzave duhet të kërkojë përpjekje më të fuqishme, duke përfshirë kuadrin ligjor, për të luftuar diskriminimin me bazë gjinore, që shpesh vjen si rezultati qëndrimeve patriarkale dhe normave shoqërore.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është e pashmangshme. Parandalimi është i mundur dhe thelbësor.