Shkodër/ Familjet në nevojë mësyjnë zyrat e bashkisë, që në orët e para të mëngjesit….

Mbarimi i ushqimit dhe papunësia në këto ditë kur e gjithë Shkodra është në shtetrrethim nga koronavirusi ka bërë që me dhjetra familje të varfra të shkojnë pranë bashkisë Shkodër për të kërkuar ndihmë. Barku bosh i këtyre qytetarëve nuk pyet fare për distancimin social.

Që në orët e mëngjesit janë grumbulluar tek dera e bashkisë në pritje për të marrë ndonjë lajm të mirë se ndokush do t’i sigurojë të paktën bazën ushqimore.

https://www.facebook.com/realitetipost/videos/669921173776111/

Ëngjëll Gjugja është një nga punonjësit e bashkisë që në zyrën me një ndalesë po regjistronte të gjitha këta persona që shtetrrehimi i ka lënë pa ushqime me idenë që bashkia t’i dërgojë pakot me ushqime. Deri më tani bashkia Shkodër ka ndihmuar 200 persona me ushqime kryesisht por lista e atyre që në këto ditë nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse të ushqehen është të paktën 5 mijë familje, 25-fish më shumë.

Të qëndrosh në shtëpi është e vështirë por e mirëkuptueshme por të qëndrosh i izoluar kur nuk ke me çfarë të ushqesh familjen për një shtet, për një shoqëri është e papranueshme. Nuk është fjala për endacakë që mund t’i gjesh në gjithë botën sepse atë jetë kanë zgjedhur por për mijëra familje shkodrane që nuk po gjejnë një zgjidhje për të siguruar bukën e gojës.