Shkodër/ Mjeku Lohja: Raste të atakeve kardiake në moshat 30-35 vjeç…

Nëse më parë fëmijët sillnin në spital prindërit e tyre me atak ne zemër, sot po ndodh e kundërta. Në vitet e fundit ka një ulje të moshës e cila vuan nga semundjet kardiovaskulare. Kardiologu Enkelejd Lohja thotë se fatkeqësisht ka patur një rritje të infarkteve por edhe të fataliteteve.

Sëmundjet më të shpeshta të zemrës, janë sëmundjet koronare apo sëmundjet kardiovaskulare, infarkti i miokardit. Kardiologu thotë se ka patur raste të atakeve kardiake në moshat 30-35 vjeç. Edukimi për një zemër të shëndetshme duhet të nisi që në moshë të hershme.

“Përdorimi i duhanit dhe i alkolit, yndyrnat, stresi dhe përdorimi i lëndëve narkotike janë disa nga shkaktarët. Për të mbajtur një zemër të shëndetshme, prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët për stilin e ushqyerjes, aktvitiete sportive dhe duhet t’i mësojnë si të përballen me stresin psikologjik”, shprehen mjekët. Sëmundjet kardiake renditen të parat për shkallën e vdekshmërisë.