Shkodër, përkujtohet Dita e Shiritit të Zi…

U përkujtua sot në Shkodër Dita e Shiritit të Zi ose ndryshe Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare,  e cila zhvillohet në 23 gusht.

Kryetari mbarëkombëtar i të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni u shpreh se nuk është bërë asgjë për zbulimin e krimeve të komunizmit. Ndërsa shtoi se politika prej 31 vitesh po mban pa i hapur dosjet e sigurimit.

Kryetari i shoqatës së të përndjekurve në Shkodër Zenel Drangu tha se deri tani autorët e krimeve të komunizmit nuk janë dënuar.

Në kuadër të kësaj dite u mbajtën homazhe në memorialin e krimeve te komunizmit para bashkisë ndërsa morën pjesë në këtë aktivitet ish të persekutuar, përfaqësues të politikës dhe të klerit.

Në këtë ditë ndërkombëtare përkujtohen viktimat e ideologjive të sistemeve totalitare, specifikisht regjimeve komuniste si stalinizmi, nazizmi dhe fashizmi.