Shkodër/ Rikonstruktohet një pjesë e rrugës në lagjen Qafë…

Prej disa ditësh ka përfunduar një pjesë e rrugës në lagjen Qafë në Bashkinë Shkodër ose siç quhet ndryshe rruga e Shtëpisë së Pritjes.

Kjo rrugë në të cilën nuk është investuar prej shumë  vitesh pritet t’i japë një zhvillim kësaj zone e cila është një zonë historike dhe turistike.

Në këtë segment është  ndërhyrë me shtrimin e çakullit dhe hedhjen e asfaltit.

Bashkia Shkodër ka ndërhyrë me një projekt për lidhjen e Kodrave të Tepes me parkun arkeologjik të kalasë Rozafa. Ndërsa ky investim pritet të   sjellë një përmirësim të dukshëm sa i takon lëvizshmërisë së mjeteve motorike dhe këmbësorëve por edhe mundëson zhvillimin e aktivitetit turistik.