Shkodër/ Rivendoset “Guri Memorial” pranë urës së Bunës…

U zhvillua sot në pedonalen e Molos, pranë Urës së Vjetër të Bunës, në Shkodër, ceremonia e rivendosjes së “Gurit Memorial” të cilin Ushtria Perandorake Austrohungareze e kishte vendosur aty me rastin e përfundimit të punimeve të ndërtimit të rrugës Shkodër-Shirokë, në vitin 1917.

Me inciativen e konsullit të Austrisë në Shkodër, z Gjergj Leqejza, “Guri Memorial” u hoq disa muaj me parë nga vendëndodhja e tij e përhershme, për t’iu nënshtruar rikonstrusionit nga skulptori Petrit Bilali, dhe u vendos sërish, tashmë me një pamje të rinovuar.

Në ceremonin e rastit përshëndetën Ambasadori Austriak në Shqipëri Cristian Steiner, Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza, Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni dhe të tjerë autoritete.