Shkodër: Vatrat e reja me COVID-19 pas rihapjes, 38 pacientë aktivë

Shkodra ka shënuar një prej numrave më të lartë të të infektuarve me Covid 19 pas rihapjes, ku edhe dy bashkitë qe ishin pastruar prej infektimit numërojnë nga 1 rast të ri si Vau Dejës dhe Puka.

Poliklinika e qytetit dhe Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, kjo e fundit e mbyllur prej dy ditësh, janë vatrat më problematike.

Pas Tiranës ky qark mbetet me numrin më të lartë të testimeve në 24 orët e fundit, ku u kryen 49 tampone, ndërsa rezultojnë 38 pacientë aktive.

Për më tepër ndiqni raportimin e gazetarit Bepin Kolvataj.