Shkodra përshkallëzon masat në tregje: Tregëtimi alternohet 1 herë në 2 ditë, tregu zdrales mbyllet për dy javë…

Pas rritjes së madhe të rasteve më Covid-19, Shkodra ka marrë masa kufizuese për lëvizjen e qytetarëve.

Ndërkohë nga dita e nesërme tregu pranë Merkatës së Rusit do të tregtojë duke alternuar numrat e vendshitjeve një ditë numri tek dhe një ditë tjetër numri çift.

Në tregun Zdrale ndalohet tregtimi dhe hapja e tregut për një periudhë dy – javore, për subjektet që shesin me pakicë dhe në shumicë në këtë treg.

Ndërsa të gjitha subjekteve tregtare në Shkodër u kërkohet respektimi i masave higjieno-sanitare të shitjes së produkteve ushqimore dhe të tjera në ambientet e tregtimit.

Njoftohen të gjithë banorët e Shkodrës: 

1. Marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve në qytetin e Shkodrës dhe në Njësitë Administrative:

A. Në tregun pranë Merkatës së Rusit.

Duke filluar që nesër, datë 14.04.2020, në treg do të tregtojnë sipas radhës më poshtë:

1. Një ditë tregtarët që kanë kontratë për hapësirë tregtimit të shënuar me numër çift dhe ditën tjetër tregtarët që kanë kontratë për hapësirë tregtimit të shënuar me numër tek.

2. U kërkohet të gjithë tregtareve të mos ekspozojnë mallrat dhe produktet ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.

B. Në tregun Zdrale

1. Ndalohet tregtimi dhe hapja e tregut për një periudhë dy – javore, për subjektet që shesin me pakicë dhe në shumicë në këtë treg. Kërkohet lirimi i hapësirës publike për një periudhë dy javore.

C. Të gjithë subjekteve tregtare në Shkodër u kërkohet:

• Respektimi i masave higjeno-sanitare të shitjes së produkteve ushqimore dhe të tjera në ambientet e tregtimit.

• Marrja e mbrojtëse shtesë për punonjësit që shërbejnë për klientët.

• Përmirësimi i vijëzimit dhe sinjalistikës për mbajtjen e radhës dhe distancës së duhur fizike orientuese për klientët.

• Ndalohet ekspozimi i produkteve ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.

D. Të gjitha subjektet, bare dhe restorante, aktualisht të mbyllura në respektim të masave kufizuese, u kërkohet që sot, brenda ditës, të lirojnë hapësirën publike në përdorim, të largojnë të gjithë karriget  dhe mjetet të tjera.

E. Të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër u kërkohet marrja e masave shtesë për respektimin e distancës fizike, marrjen e masave shtesë për mbrojtjen vetjake dhe të familjes me maska dhe doreza gjatë lëvizjes së autorizuar për kryerjen  shërbimeve për familjen.

F. Të gjithë banorëve u kërkohet të pajisen me autorizimin përkatës dhe vetëm për të kryer shërbimet e blerjet e domosdoshme për familjen.

G. Në rast mos zbatimi të këtij vendimi Bashkia Shkodër do të veprojë me masat administrative përkatëse.