Skodër/ Kaosi i aplikimit për pasaporta, qytetaret presin me ore të tëra në mes të vapës…

Vazhdon situata konfuze pas dyerve te zyrave te aplikimit per paisjen me karta identitetit dhe pasaporta ne Shkoder. Ne kushtet e temperaturave teper te larta, qytetareve e ne veçanti emigranteve u duhet te qendrojne per ore te tera ne radhe per te aplikuar ! U duhet te ballafaqohen me nje gjendje te mundimshme e stresuese, qe ne oret e para te mengjesit dhe deri ne dreke. Ata kerkojne qe per kete periudhe te merren disa masa lehtësuese me se shumti organizative, qe te kene mundesi te marrin sherbimet pa u shkaktuar konfuzion e pritje me ore te tera:

Nuk mund te mos theksohet se kompania qe ka pergjegjesine per paisjen me karta identitetit e pasaporta dhe Ministria e Puneve te Brendshme jane gjetur te papërgatitura nga ardhja e emigranteve qe ka shtuar fluksin! Normalisht qe ne kete situate eshte e nevojshme te shtohet personeli dhe infrastruktura e proçesit te aplikimit per te iu përgjigjur ne nje kohe me te shpejte qytetareve, dhe jo te krijoheshin skena te tilla !

Eshte momenti qe ta ngrejne zerin per kete çeshtje ne Ministrine e Puneve te Brendshme edhe Bashkia Shkoder e Prefektura, qe te kerkojne te permiresohet menjehere shërbimi ndaj qytetareve ! Sepaku per te mbajtur radhet e shmangur përplasjet me qytetaret si hap i pare te rivendoset polici bashkiak ne hyrje te ketyre zyrave.  Qofshin te zgjedhur, qofshin te emeruar, perfaqesuesit e pushtetit ne Shkoder nuk mund te heshtin ndaj kesaj gjendje qe nuk ishte e paparashikuar duke patur parasysh faktin qe ne 2020-en pandemia ndaloi cdo gje!/Tv1channel/