Spahia: 14 Maji do të jetë dita kur Shkodra dhe shkodranët do ta thonë përmes votës fjalën e tyre dhe do të vulosin fitoren…

14 Maji do të jetë dita kur Shkodra dhe shkodranët do ta thonë përmes votës fjalën e tyre dhe do të vulosin fitoren më të bukur të këtyre 33 viteve. E thonë fytyrat, zemra dhe shpirti i bashkëqytetarëve që kudo ku i takoj me dëshmojnë mbështetjen masive. Rajoni 2 është një prej këtyre zonave, për të cilin programi ynë 4 vjeçar ka parashikuar një sërë investimesh transformuese.

Bulevardet kryesore, blloqet e pallateve, rrugët dhe shkollat do t’i nënshtrohen rikonstruksioneve. Më shumë terrene sportive dhe qendra rekreacioni, si dhe një vemendje e shtuar për biznesin përmes një politike të taksave të ulëta.

Mirënjohës që frymën e fitores po e përcjellin kudo, të rinjtë e të rejat, kryefamiljarët dhe zonjat e Shkodrës. Bashkë Fitojmë✌️