Spahia me gratë dhe vajzat e rajonit 4: Projekti ynë për zhvillimin e Shkodrës është i qëndrueshëm dhe vjen i ndërtuar sipas kërkesave të komunitetit…

Mbështetja e tyre ka qënë e vazhdueshme dhe kontributi që japin është tejet i rëndësishëm. Kënaqësi të ndash programin dhe vizionin tonë të drejtimit të Bashkisë Shkodër me gratë dhe vajzat e rajonit 4. Kush më mirë se ato i njohin problematikat dhe mund të ndihmojnë në ndërtimin e modeleve të mira që i japin zhvillim Shkodrës. Në këtë rajon kemi kryer një sërë investimesh dhe të tjera janë parashikuar për këtë 4 vjeçar.

Rikualifikim i shesheve publike

Sistem i ri ndriçimi LED

Korsi të dedikuara biçikletash

Terrene të reja sportive dhe rikonstruksione të shkollave

Rikualifikim i blloqeve të pallateve me efiçensë energjie

Projekti ynë për zhvillimin e Shkodrës është i qëndrueshëm dhe vjen i ndërtuar sipas kërkesave të komunitetit.

Bashkë Fitojmë.