Spahia: Takimet me bashkëqytetarët dhe sipërmarrësit janë gjithmonë një mundësi e mirë për të ndarë me ta programin e 4 viteve…

Takimet me bashkëqytetarët dhe sipërmarrësit janë gjithmonë një mundësi e mirë për të ndarë me ta programin e 4 viteve në vazhdim të drejtimit të Bashkisë Shkodër. Nga sheshi Prekë Cali dhe përgjatë pedonales “Kolë Idromeno” pata kënaqësinë të merrja jo vetëm mbështetjen e tyre, por edhe të listoja një pjesë të programit.

Taksa të ulëta për biznesin

Rikonstruksion i fasadave dhe rivitalizim i zonës muzeale

Përmirësim i infrastrukturës rrugore

Investime në shkolla dhe ndërtim terrenesh sportive

Një kalendar i pasur aktivitetesh dhe promovim i resurseve të territorit

Shkodra do të jetë epiqendër e investimeve dhe ndryshimeve. Bashkë Fitojmë