Takim në zonën e ish Zukth Kashtës, Spahia: Partia Demokratike është e vetmja alternativë që sjell ndryshimin…

“Në çdo takim me banorët e Shkodrës dallohet nevoja imediate për ndryshim!

Me banorët e zonës së ish Zukth Kashtës, bashkëndamë vizionin dhe programin e Partisë Demokratike.

Një program për familjen, për rininë, për ekonominë, për afrimin e Shqipërisë me BE-në

Partia Demokratike është e vetmja alternativë që sjell ndryshimin, e vetmja forcë politike që i dha vendit anëtarësimin në NATO, solli liberalizimin e vizave dhe bashkoi shqiptarët me rrugën e kombit”, shkruan Spahia.