Tentativa e grabitjes së argjendarisë, reagon Policia e Shkodres…

Shkodër

Tentuan të vidhnin me dhunë, në një argjendari, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar.

Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.