Tirana fiton në “Loro Boriçi”…

Bardheblutë mbajnë kreun e renditjes

Pas derbit me Partizanin, Tirana fitoi edhe klasiken e Shqipërisë në fushën e Vllaznisë. Bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi triumfuan me rezultatin 2 – 0 në takimin e luajtur këtë të shtunë në Shkodër. Golin e parë për Tiranën e shënoi Xhixha në mesin e pjesës së parë.

Sulmuesi 23-vjeçar shfrytëzoi vendosjen e gabuar të mbrojtjes shkodrane. Tirana mbeti me 10 lojtarë në 70’ me Tolin që u ndëshkua pas ndërhyrjes ndaj Da Silva. Por kjo nuk ndikoi te skuadra kryeqytetase që qëndroi në sulm. Seferi shënoi golin e dytë pas një kundërsulmi.

Me këtë fitore Tirana mban kreun e vetme në kuotën e 17 pikëve pas 7 javëve të para. Laçi fitoi takimin e dytë radhazi në kampionat, duke u larguar nga zona e rënies. Ekipi kurbinas mundi Skënderbeun me rezultatin 2 – 0 në ditën e debutimit si trajner të Mirel Josës. Golat i shënoi Guindo, njërin prej tyre me penallti.