Turneu Europian i Tennisit U12 në Shkodër/ Diella Latifaj dhe Edon Ademi nga Prishtina, të kënaqur për pjesëmarrjen…

Mes 16 ekipeve pjesëmarrëse të Europianit të tennisit për kategorinë U-12 të zhvilluar në kompleksin modern Adriatic Tennis Park të Shkodrës, ishin edhe përfaqësuesit nga Kosova.

Në prononcimin e dhënë për RTSH Shkodra, tennistja Diella Latifaj dhe trajneri i saj, Edon Ademi nga Prishtina, shprehen të kënaqur për pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

Turneu europian në fjalë për moshën 12 vjeçare është më i madhi i këtij lloji i zhvilluar, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Rajon.