U aksidentua bashkë me nënën 3 ditë më parë, ndërron jetë 21-vjeçari nga Shkodra. E ëma në gjendje të rëndë…

Ndahet nga jeta shtetasi Suad Milani, 21 vjeç nga Postriba i cili u aksidentua tre dite me pare ne fshatin Hot i Ri.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton per BalkanWeb se nena e tij Lida Milani mesohet se ka pesuar gjithashtu demtime te renda dhe ndodhet ne gjendje te rende shendetesore.

Policia nuk ka bere asnje njoftim lidhur me kete ngjarje te rende te ndodhur tre dite me pare. Nene e bir kane qene ne nje motor duke udhetuar drejt Postribes ku jetonin ndersa jane aksidentuar me nje automjet duke, gjetur vdekjen pas tre ditesh ne spital 21 vjecari ndersa nena ndodhet ne gjendje te rende.