Vendi në karantinë, Pëllumb Pipero tregon kur do të përfundojë epidemia në Shqipëri

Mjeku i njohur infeksionit  Pëllumb Pipero ka deklaruar se që nga java e tretë e prillit do të ketë një rënie graduale të numrit rasteve me COVID-19.

Pipeto shtoi më tej se nga fundi i qershorit mund të mbyllet epidemia në vendin tonë.

“Deri tani nuk kemi asnjë të rikthyer që është shëruar nga koronavirusi dhe të jetë infektuar prapë. Nga java e 5-6 fillon e thyen pandemia, nga java e 3-të e prillit, rastet do bien, duke qenë se kurba nuk pati majë të fortë falë masave të qeverisë, zbritja e kurbës duhet të jetë më graduale, do ta kemi pak më të gjatë bishtin e pandemisë. Unë mendoj që në rastin më të mirë nga fundi i qershorit do mbyllet epidemia në vendin tonë. Unë besoj që vera do të shfrytëzohet nga qytetarët ndoshta me një kufizim të vogël për pensionistët”, tha Pëllumb Pipero në “Zonë e lirë”.