VENDIMI/ Nga 4 Janari mund të hyni në punë vetëm me Certifikatë Vaksinimi…

Vendimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë botuar në fletoren zyrtare. Nisur nga 4 Janari të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësve të supermarketeve dhe të qendrave tregtare do mund të vazhdojnë punë vetëm nëse paraqesin certifikatën e vaksinimit të lëshuar nga e-Albania që vërteton vaksinimin e plotë, në formë dixhitale apo të printuar.

Nëse nuk jeni të pajisur me certifikatën, duhet të paraqisni çdo 5 ditë test PCR-je, të kryer sipas procedurës për kryerjen e testeve për efekte administrative, për të verifikuar që nuk jeni mbartës të infeksionit Sars-Cov-2.

Të gjithë ata që kanë kaluar Covid mund të paraqiten në punë me certifikatë shërimi Covid-19 të lëshuar nga e-Albania ose dokument të lëshuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6 muaj pas shërimit.

Nga paraqitja e këyre tre dokumenteve përjashtohen personat që kanë dokument mjekësor të lëshuar nga mjeku për mosaplikimin e vaksinës.