VIDEO/ Digjet banesa në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci del në vendngjarje…

Një banesë në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm.

Nga zjarri në banesë fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Flakët u vunë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. Shkaqet e zjarrit në banesën e familjes Haxhia nuk dihen, teksa pritet rezultati i hetimit.

Në vendngjarje shkoi edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili u takua me 5 anëtarët e familjes Haxhia dhe pa nga afër situatën.